• |
ide | kryesore

33 raste të reja me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ulen shifrat e koronavirusit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot kryer 1.126 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.230. Në total numri i rasteve aktive është 644. Në 24 orët e fundit janë dhënë 313 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.818.721 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.890 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.881 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *