• |
ide | kryesore

Elsa Lila, artistja që guxonte të falenderonte në shqip, kur bashkëkombasit tanë ndërronin identitet

-Instant, Blog, Lajme, Të fundit
Elsa Lila



Elsa Lila, artiste brilante, një ndër zërat më të pastër e unik që ka patur Shqipëria. Ndër të paktat shqiptare që në vitet kur bashkëkombasit tanë në Greqi, Itali e kudo gjetkë ndërronin identitet, pati sukses me emrin dhe mbiemrin e saj, e depërtoi në skena të rëndësishme falë talentit, e pa drojë për të thënë në fund: faleminderit, si në fundin e kësaj kënge në Sanremo.

Dikur krenoheshit me të, ndërsa sot, siç e keni për zakon kur nuk keni më “interes“, lëshoni gurë me duart tuaj jo më pak të pisët. Kam parë disa që pyesin, çfarë diference ka mes një njeriu të zakonshëm e një artisti? Pse ky i fundit nuk duhet gjykuar?

E para, nuk keni pse gjykoni askënd, askush nuk është duke pritur një gjë të tillë prej jush dhe e dyta, po, artistët kanë status tjetër, pavarësisht se jeni mësuar të mos i jepni asnjë shpërblim atyre të mirfilltëve. Përmes artit, përfaqësojnë zërin tuaj dhe japin kaq shumë që të gjithë ju të ndiheni më mirë e më të kuptuar. Prandaj bëhuni më të mençur e më mirënjohës kur flisni. Me vërte rrjetet sociale ju kanë dhënë të drejtën për të shpërndarë budallallëkun falas, por me raste kursejeni. Për gjykimin e Elsës do të kujdesen organet kompetente, ne duhet të jemi mirënjohës për artin e saj dhe lartësimin që i bëri emrit të shqiptarëve në një kohë kur trajtoheshin e përbuzeshin si mos më keq.

Klajdi Thaçi

@Lapsi.al



8 Comments

  1. kapet me droge dhe ne duhet te jemi krenare per zerin?!!!
    Hera funit qe ja kam nigju zerin ksaj ishte ne nje greve urie ne tirane…

  2. Elsa Lila, apo kushdo tjeter, mund te jete ne te njejten kohe, Artist, prind, trafikant etj etj. Ne cdo rast do te vleresohet per ate qe eshte. Ne kete rast, po e vleresojne si te akuzuar per trafik droge, dhe per surprize njerezit ne shumice nuk e kane mbeshtetur kete sjellje. Cdmth, meqe eshte kengetare shume e mire, meqe ka folur shqip ne Sanremo, atehere nuk perben krim trafikimi i droges (ne rast se e ka bere)?!
    Mesazh me te keq se ky smund te kete!

    1. Po keshtu jemi ne vlersojme trafikantet. I quajm biznesmene. I nxjerrin dhe ne showbiz se jane njerez te shquar (kane vrare e kane prere, e kan shit motren e tretrit) dhe populli jon i respekton, nuk ka faje elsa ne baze, ajo si ne te tjeret eshte rritur ne nje klime mos ndeshkushmerie, ku kriminelet ti shesin per modele.
      Ne jemi te gjithe fajtore per kete, kemi mbush burgjet e europes me rinine tone. Dhe fajin e ka elsa (ta pushkatojme!) Po ne qe gjerojme kete shoqeri te semure, ne jemi te pa fajshem.. nuk pertojme asnjehere per kritike (popull me vlera t

  3. projekti I TAP nuk është projekt I Sali Berishës por një projekt ndërkombëtar ku Shqipëria është segmenti më i shkurtër i saj. Sali Berisha ka pasur në dorë vetëm ta refuzonte TAP por për këtë mund të mos qëndronte në karrige as 24 orë. Madje dhe kështu si e ka nënshkruar, Shqipëria është vendi që fiton më pak se kushdo tjetër nga TAP pasi ende nuk merr dot asnjë litër gaz. I vetmi fitim që kemi deri tani është se jemi brenda një korridori energjetik të sigurt I mbështetur nga Perëndimi

  4. PO MER PO, POR ARTISTET NUK PERZIHEN NE POLITIKE. KUJTO CADRAT E RAMES NE BULEVARD, DHE MENDIMET E SAJ NE LIDHJE ME POLITIKANET TANE MAFIOZE, E TREGO RRUGEN QE KA NDJEKUR, SIPAS JUSH , KY ZE I BUKUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *