• |
ide | kryesore

Europa League, West Ham e Eintracht në cerekfinale pas kohëve shtesë: Lyon nxjerr nga turneu Porton

-Instant, Sport



Me Leipzig që ishte kualifikuara, pas përjashtimit të Spartak Moskë, tre skuadrat e fundit që iu bashkuar grupit të cerekfinalistëve ishin Lyon, West Ham dhe Eintracht Frankfurt, me dy të fundit që kanë patur nevojë për kohët shtesë për tu kualifikuar.

Soucek shënoi për Hammers, duke barazuar humbjen e parë në ndeshjen me Sevillën, por anglezët janë kualifikuar vetëm në shtesë me golin e një ukrainasi. Yarmolenko realizoi në minutën e 112 për të përmbysur spanjollët e për të dërguar londinezët në cerekfinale.

Aty do të jetë edhe Eintracht që eleminoi skuadrën tjetër të Seviljes, Betis. Gjermanët kanë barazuar në shtëpi atëherë kur u mendua se do të ekzekutoheshin penalltitë. Në minutën e 121 Hinteregger ka barazuar golin e Iglesias, që e kishte cuar ndeshjen në shtesë.

Betejë e vërtetë mes Lyon e Portos, por portugezët i fundosi humbja 1-0 e ndeshjes në Dragao. Në Francë përfundoi 1-1 me Dembele që shënoi shumë shpejt për ti dhënë qetësinë Lyon, ndërsa barazimi i Pepe erdhi në minutën e 27.

Round of 16 Europa League
Bayer Leverkusen 0-1 Atalanta (2-4)
FK Crvena Zvezda 2-1 Rangers (2-4)
Galatasaray 1-2 Barcelona (1-2)
Monaco 1-1 SC Braga (1-3)
Eintracht Frankfurt 1-1 Real Betis (3-2)
Lyon 1-1 FC Porto (2-1)
Canc. Spartak Moscow – RB Leipzig
West Ham United 2-0 Sevilla (2-1)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *