• |
ide | kryesore

Gjermanët shmangin Lulzim Bashën, i dërguari i Berlinit takon Alibeajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha po izolohet edhe nga ndërkombëtarët. Sot i Ngarkuari i Posaçëm i Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin e ka shmangur një takim me Lulzim Bashën. Në vend të tij diplomati gjerman është takuar me Enkelejd Alibeajn, kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Vetë Alibeaj e ka bërë publik këtë takim përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Postimi i Plotë:

Pata kënaqësinë të prisja në takm të Ngarkuarin e Posaçëm të Qeverisë Federale për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin. I interesuar për çështjen e ecurisë së integrimit europian të Shqipërisë e falenderova dhe e informova atë për qëndrimet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në këtë proces. Vendosmëria dhe mbështetja e PD për të shtyrë përpara këtë proces ne interes të shqiptarëve do të vazhdojë e palëkundur, pavarësisht mungesës së pëtpjekjeve nga qeveria. Shpërhapja sistemike e korrupsionti financiar qeveritar i kulmuar ne skandalin e inceneratorëve, korrupsioni politik në shitblerjen e votës ne zgjedhje, abuzimi qeveritar me të dhënat personale (patronazhistët), shpronësimi dhe dhunimi i banesave tëi qytetarëve pa asnjë shperblim, madje duke dhunuar lliritë dhe të drejtat e tyre nga një shtet policor,, kanë nevojë për më shumë prova reale të një sistem drejtësie që godet duke zbatuar ligjin njësoj për të gjithë mbi këto shembuj flagrantë të regjimit autokratik. Projektet qeveritare të “paketës antishpifje” apo agjencia e propagandës që ka ngritur qeveria për të eleminuar shtypin e lirë, apo edhe shkeljet flagrante të marrëveshjes së asociim-stabilizimit me rastin e “aeroportit të Vlorës”, tregojnë nevojën urgjente që ka Shqipëria dhe shqiptarët për Europën e vlerave dhe standardeve të demokracisë.



2 Comments

  1. Nuk po izolohet nga nderkombetaret por gjermanet. Pasi SHBA deshtoi ta mbante kete “rekrut” ne krye te PD. Kesisoj, operacioni per instalim opozitash. Perfshire gafen me te madhe dhiplomatike te SHBA “Ballkani j Hapur”. Ajo qe fitoi SHBA qe nje baze ne Tirane qe e pagoi me 12 vite mbeshtetje te korrupsionit te Rames dhe rritjes se destabilitetit ne Shqiperi dhe Ballkan. Te shohim se do veje puna tutje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *