• |
ide | kryesore

Kanye West pezullohet nga Instagrami

-Instant, Paparazzi, Slider



Kompania e teknologjisë,Meta e njohur më parë si Facebook, pezulloi llogarinë e Kanye në Instagram @kanyewest për 24 orë më 16 mars për shkelje të politikave për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin.

Pezullimi ishte si pasojë të postimit të Ye, ku  drejtoi sharje raciste ndaj Trevor Noah. Gjithashtu ai publikoi disa postime duke sulmuar Pete Davidson dhe D.L. Hughley.Zëdhënësi deklaroi për E!News se kompania shpesh ndërmerr masa kundër llogarive që thyejnë vazhdimisht rregullat, duke shtuar se Meta do të shtojë më shumë sanksione nëse ai vazhdon të shkelë politikat e tyre.

Në fillim të kësaj jave, West postoi një foto të çantës së North në Instagram me mbishkrimin: “Kjo ishte në çantën e pasme të vajzës sime kur u ‘lejova’ ta shihja javën e kaluar. Kjo është arsyeja pse unë përpiqem kaq shumë për familjen time, saqë jam i gatshëm për t’i mbrojtur  me çdo kusht”. Kanye akuzoi më pas Kardashian se nuk e lejon të shikojë fëmijët e tyre dhe deklaroi se partneri i saj i ri, Pete Davidson është një influencë e keqe për të./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *