• |
ide | kryesore

Leicester, Marseille e PSV vrapojnë drejt Tiranës: Bodoe/Glimt kishte nevojë për shtesa për të eleminuar AZ

-Instant, Sport



Leicester, Marseille e PSV shkojnë në cerekfinale të Conferencë League, finalja e të cilës do të zhvillohet në Air Albania në Tiranës. Me 30 minuta vonesë në krahasim me të mëdhatë, skuadrave të kualifikuara iu bashkua edhe Bodoe/Glimt, që pati nevojë për kohët shtesë për të siguruar të drejtën e kalimit në 8 më të mirat e kompeticonit, me barazimin 2-2. Një gol i Sampsted në minutën e 106 i dha suksesin norvegjezëve, që avancuan me rezultatin e përgjithshëm 3-4.

Marseille shkon të sigurojë kalimin në Zvicër kundër Basel, duke fituar me të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë, 2-1. Francezët, pasi humbën një penallti me Harit, e panë veten në disavantazh në golin e Ndoye në minutën e 63. Under barazoi rezultatin në të 74, përpara se Rongier në shtesë të kompletojë përmbysjen.

Nuk i vlen Rennes fitorja 2-1 ndah Leicester që kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë. Anglezët e komplikuan jetën që në minutën e 8 kur Bourigeaud kaloi vendasit në avantazh. Fofana ktheu qetësinë te Foxes në minutën e 51, ndërsa goli i Tait në të 76 vlen vetëm për statistikë.

Pas barazimit spektakolar 4-4 në Eindhoven, PSV i jep një leksion në shtëpi Copenhagen, duke e mposhtur 4-0 për tu prezantuar në cerekfinale të Conference League. Zahavi e Goetze e zgjidhën cështjen që në pjesën e parë, ndërsa në minutën e 79 izraeliti fiksoi dygolëshin personal, përpara se në shtesë Madueke të bënte poker.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *