• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, rusët vrasin një shtetas amerikan

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Një qytetar amerikan ka humbur jetën nga bombardimet ruse në Chernihiv, thotë policia ukrainase. Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi lajmin duke i shprehur ngushëllimet familjes.

I pyetur për viktimën gjatë një konference, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se mund të konfirmonte se një shtetas amerikan ishte vrarë, por nuk kishte më shumë detaje. Më vonë mediat raportuan se viktima është idenfitikuar si Jimmy Hill. 

Një deklaratë e policisë ukrainase tha se vdekjet ishin rezultat i zjarrit të artilerisë ruse në qytet.
Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus, është bombarduar në mënyrë intensive nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më shumë se tre javë më parë.

Më herët të enjten, kreu rajonal Vyacheslav Chaus tha se më shumë se 50 trupa ishin sjellë në morgun e qytetit të mërkurën. Në mesin e të vrarëve ishin më shumë se 10 njerëz në radhë për të blerë bukë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *