• |
ide | kryesore

Me 300 gr kokainë në shtëpi, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Parmas ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij erdhi 24 orë pasi i kishin kapur edhe bashkëpunëtorin Italian.

Mediat lokale bëjnë me dije se shqiptari i kishte parë policët që po shkonin në banesë dhe nuk ia hapi derën duke hedhur më parë jashtë lëndën narkotike që kishte në shtëpi. Pasi kishte pastruar shtëpinë nga droga, shqiptari i hap derën duke mos menduar se në fakt, policia e kishte pikasur duke hedhur drogën jashtë.

Pas kontrollit atij iu kapën rreth 300 gram kokainë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *