• |
ide | kryesore

Policia e Tiranës zbulon 4000 vepra arti të vjedhura, në pranga 31-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



4000 vepra arti të vjedhura janë zbuluar në një banesë në Tiranë në rrugën ‘Shyqyri Brari’. Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Artan Koçiu, i arrestuar edhe më parë në 2013 përsëri për trafik të ikonave. Objektet e trashëgimisë kulturore dyshohet se janë marrë apo vjedhur nga kishat Ortodokse në Shqipëri, Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Zbulimi i 4000 veprave të artit ka vënë në lëvizje edhe Ministrinë e Kulturës, e cila tha se do bëjë inventarizimin e veprave dhe kategorizimin e secilës prej tyre nëse janë pjesë e trashëgimisë kulturore.

 



2 Comments

  1. 4000 veprat e artit, perfshire ikonat, nuk besoj se jane vjedhur as ne Greqi e as ne Maqedoni, por perfshirja e tyre behet per te fshehur nje trafik te organizuar ne kete fushe, te cilin publikisht ne mediq e denoncoi ish Kryeministri Nano.

    Ne Muzeun Onufri te Beratit, per mungesen e disa veprave, perfshird Kodiket, nje thesar i Shqiperise thone se jane cuar ne Eksmozita ne Gjermani, apo gjetke e ndodhen ne Museun Kombetar qe nuk arrin rikonstrukskonin prej dekadash, me gjithe parate e dhena nga BE.

    Per te mbuluar kete trafik do te sherbeje edhe zhvendosja e Galerise se Artit, ku ishin prej vitesh punimet me te mira te piktoreve shqiptare ne mbi 50 vite. Edhe cka ndodhet aty e do te magazinohet do te avulloje pak nga pak.

    Kjo ndodhi me gjithe arshivat e institucioneve artistike, si Teatri Kombetar, Kinostudio, arshiven e Radio Televieionit Shqiptar, Shtepise Botuese Naim Frasheri, etj.

    Megjithate, kurre nuk ka patur asnje hetim e ndeshkim per kete trafik gjigand e kriminal qe cenon historine e kulturen tone te dokumentuar, edhe pse shume artiste ushtruan funksione te larta politike ne keto 30 vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *