• |
ide | kryesore

Akuzat se “Foltorja” bashkoi votat me Ramën, Belind Këlliçi i përgjigjet ashpër Jorida Tabakut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Belind Këlliçi ka reguar pas dekaratave të Jorida Tabakut mbi votën kundër disa deputetëve demokratë për raportin e Komisionit Hetimor të Çështjes së Inceneratorëve.

Deputeti demokrat Këlliçi i ka konsideruar si dezinformim dhe dashakeqësi këto deklarata.

“Ndjehem i keqardhur për qëndrimin e saj dhe e konsideroj dezinformim dhe dashakeqësi kundrejt qytetarëve dhe kolegëve opozitarë.” – u shpreh Belind Këlliçi.

Por çfarë tha Jorida Tabaku sot?

“Është dorëzuar një raport i pozitës ku janë prova, fakte, procesverbale dhe të gjitha rezultatet që kemi pasur nga Komisioni Hetimor, që tregon se si është injoruar procedura. Nga ana e mezhorancës patëm një raport prej 44 faqesh që dështoi të provonte ata që ato pretendonin. Një pjesë e opozitës në bashkërendim me Ramën nuk votuan raportin të Komisionin.”  – u shpreh mes të tjerash deputetja Tabaku.

Lexo më tej: Inceneratorët/ PD dërgon në SPAK kallëzimin për 50 persona, përshirë dhe Edi Ramën 

Në reagimin e tij, Belind Këlliçi i drejtoi disa pyetje Jorida Tabakut mbi raportin, që ai e quan gjysmak për inceneratorët.

Gjithashtu, deputeti sqaroi se ka votuar njëlloj kundër si për raportin opozitës dhe për raportin e mazhorancës, sepse i konsideron “nul” të dy.

Pjesë nga reagimi i Belind Këlliçit: 

“Kam votuar njëlloj kundër si për raportin opozitës dhe për raportin e mazhorancës, sepse i konsideroj NUL të dy këto raporte.

Raporti i mazhorancës socialiste është një mohim në grup i gjithçkaje që është faktuar për aferën e inceneratorëve, ndërsa në raportin e opozitës në komision janë përzgjedhur e përfshirë vetëm ato materiale për të cilat dikush ka gjykuar se duhet të përfshihen.

Si njëri dhe tjetri raport janë jotransparentë, prandaj unë do të votoj KUNDËR sa herë që kolegë majtas apo djathtas do të bëjnë shfaqje hipokrizie si kjo e fundit.

Nga facebook po i drejtoj një pyetje koleges Tabaku, meqënëse në bunker duhet vizë për të hyrë dhe ende sot deputetët kritikë ndaj ish Kryetarit nuk lejohen të futen brenda.

Kujt i shërben raporti juaj gjysmak?

Unë personalisht mendoj se Jorida Tabaku NUK i shërben dhe nuk i bashkon votat me Edi Ramën. Mirëpo di që ajo i shërben Bashës, dhe ai dihet tashmë mjaft mirë se kujt i shërben.

Së fundmi, dua të shfrytëzoj edhe njëherë këtë hapsirë komunikimi për t’i bërë thirrje SPAK-ut dhe të gjitha organeve të drejtësisë të marrin ne dorë këtë aferë që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që drejtësia të shprehet!

PS: Sa për merakun e transparencës dhe informimit të partnerëve tanë, në takimin me ish eurodeputetin Brok nuk e preka temën e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, pasi vizita e tij nuk kishte fare të bënte me këtë çështje dhe cilido që pretendon ndryshe, gënjen opinionin publik. Sa për partnerët e tjerë, përfshirë dhe ata amerikanë, pa merak se janë të gjithë të qartë dhe të informuar mbi realitetin!” – reagoi deputeti i rreshtuar krah Berishës dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit. ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. e pame komisionin.e pame rdhr kur ajo kurva qe drejtonte shume here ja nderpreu fjalen kelliçit e tentoi ta ndalonte te pyeste ramen.pytja eshte:kush ishte krah rames ajo kurva me plot gojen(qe eshte kthyer edhe ne ndertuse) apo kelliçi qe e vuri ne veshtiresi.kurvat si rama,basha,tabaku e shume zvarranike qe me emra epa emra mundohen ti mbrojne sjane gje tjeter veç ndyresira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *