• |
ide | kryesore

Bashkia e Fierit: Do të nisë kufizimi i furnizimit me ujë për të kursyer energji

Arkiva
uje1-905x395.jpg



Bashkia e Fierit njofton qytetarët se do të nisë kufizimet me furnizimin me ujin e pijshëm. Një njoftim në kufijtë e skandalit, që për shumë fshatra të Fierit do të thotë 1-2 orë në 24 orë ujë të pijshëm, pasi furnizimi i tyre është një orë paradite dhe më pak se 2 orë pasdite.

Bashkia njofton në faqen e saj në “Facebook” se ky kufizim vjen për të kursyer energjinë dhe për të mos rritur çmimin e ujit.

Njoftimi: 

Të nderuar qytetarë!

Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

Faleminderit!



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *