• |
ide | kryesore

Biden e quan Putinin ‘rrugaç’/ Kremlini: Presidenti amerikan është i lodhur dhe harron shpejt

-Instant, Lajme, Planet



Kur kanë kaluar 23 ditë nga agresioni rus mbi Ukrainën, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e quajti “rrugaç” homologun e tij rus, Vladimir Putin. Duke folur në eventin e përvitshëm për Ditën e Shën Patrikut, në Capitol Hill, Biden tha se Putin “është një diktator vrasës, një rrugaç që ka nisur një luftë të pamoralshme kundër popullit të Ukrainës”.  Komente të tilla pasojnë ato të vetëm një dite më parë kur Biden e quajti Putinin “kriminel lufte”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Kremlinit. Zëdhënësi Dmitry Peskov u shpreh se deklaratat e Joe Biden kanë kaluar në “ofendime personale”.

“Po i dëgjojmë përditë ato që tashmë janë ofendime personale të presidentit Joe Biden ndaj presidentit tonë, Putin. Nuk dua të reagoj ashpër ndaj këtyre deklaratave, duke marrë parasysh se Biden është i lodhur dhe i harron shpejt gjërat. Prandaj vijnë edhe këto fraza agresive. Ne nuk duam të shtojmë agresivitetin”, tha Peskov në një konferencë për shtyp.



1 Comment

  1. Asnje lufte nuk ka moral dhe kjo vlen edhe per lufterat ne Azi e Lindjen e Mesme, por ne asnje kohe lufte nuk mund te pranohet nga liderat boterore banaliteti.

    Bota ka nevoje sot me shume se kurre per drejtues te matur dhe modele qe i ndihmojne paqes e shpreses se popujve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *