• |
ide | kryesore

E shkatërruan rusët, Greqia e gatshme të rindërtojë maternitetin në Mariupol

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Greqia është shprehur e gatshme të rindërtojë maternitetin e shkatërruar nga forcat ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në Tëitter nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Greqia është e gatshme të rindërtojë maternitetin në Mariupol, qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet i dashur për zemrat tona dhe simbol i barbarisë së luftës”, shkruan Mitsotakis.

Komentet e kryeministrit grek vijnë një ditë pasi ministri italian i kulturës, Dario Franceschini deklaroi se Italia ishte “gati të rindërtonte” teatrin e qytetit, i cili u godit gjithashtu nga raketat ruse.

“Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, shkroi ai në Tëitter.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *