• |
ide | kryesore

Gjykata e Tiranës njeh Kuvendin e korrikut të Lulzim Bashës në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës regjistroi ditën e sotme statutin e Lulzim Bashës, të ndryshuar në 17 korrik 2021. Më 13 dhjetor të vitit të kaluar kreu i Partisë Demokratike dërgoi në gjykatë ndryshimet statutore të ndërmarra më 17 korrik në mbledhjen e parë të Kuvendin Kombëtar të PD.

Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.

Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.

Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.

Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.

Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.



8 Comments

  1. Ja ku është edhe prova e paster e tradhtisë se Bashës, lidhja e tij me sistemin në fuqi dhe kapja e plote e “drejtësisë” nga pushteti mafioz.

    Po tani çfar do bëhet ??!!!!

  2. hani kar tani…. ua futi patellxhanin Lulit.
    Para 1 viti shkonit ne rrjesht per 1 per ta votu tani po qani se spo e leshon partine

    1. Dhurata e Rames per braven per sherbimin qe i ben. Me haptas se kaq nuk ka. Nuk jep dorheqjen se ka garanci qe gjykaten e ka me vete. Nejse kjo nuk ndryshon asgje. Luli ka vdekur politikisht tashme.

      1. “U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”

  3. Eshte gabim fjalia e fundit!

    Regjistrimi i ndryshimeve ne Korrik 2021 vetem sa i hapin rrugen ndryshimeve te 8 Dhjetorit, pasi i gjithe kuvendi me delegate ne dt 8 u zhvillua duke patur parasysh ndryshimet qe kishin ndodhur ne Korrik 2021. Imagjino sikur gjykata mos te pranonte ndryshimet e Korrik 2021 dhe L.Basha do hidhej ne sulm duke thene, kuvendi i dt 8 eshte nul pasi gjykata nuk njohu ndryshimet (dmth delegatet, funksionin e tyre, numrin e delegateve etj) e Korrikut 2021.

    Deri tani s’ka asnje ndryshim statuo quo-je por gjykata duhet te shprehet mbi ndryshimet e dt 8 Dhjetor pasi ka kaluar afati prej 30 ditesh qe gjykata shprehet per kerkesat lidhur me regjistrimin e ndryshimeve statutore per shoqatat.

    Te shohim!

  4. Ky vendim, frut i reformes ne Drejtesi tregon se tash e tutje edhe i vetem mund te kesh parti.
    Ai deshmon perpjekje per te percare me tej opoziten me 2 PD.

    Nuk do te zgjase shume ky numer i ri tip Portokalli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *