• |
ide | kryesore

Julia Fox: Kanye nuk do i lëndonte kurrë Kim dhe Pete

-Instant, Paparazzi, Slider



Julia Fox  ka folur së fundmi për debatin e reperit Kanye West me komedianin Pete Davidson.

Ajo ka deklaruar për mediat se Kanye West nuk do të “lëndonte një mizë” pavarësisht nga veprimet e tij të fundit.

“Jo, jo, Kanye nuk është i rrezikshëm. Thjesht mendoj se kjo është shprehja e tij krijuese artistike”, tha ajo për ‘Page Six’. “E di që në klip ai duket agresiv, por mendoj se Kanye nuk do e lëndonte komedianin.Edhe pse Fox,komentoi veprimet e tij si “shprehjen e tij krijuese”, ajo pranoi se nuk ishte “me të vërtetë e sigurt” nëse West ishte në rrezik për të dëmtuar veten.Aktorja e cila u takua me reperin në fillim të këtij viti, tha gjithashtu se ajo nuk ka folur me të pas situatës së krijuar me Pete dhe Kim.

Kanye deklaroi  ditën e mërkurë  se ishte “me të vërtetë i shqetësuar” për ish bashkëshorten e tij pasi Davidson ështënjë influencë e keqe për të . Më pas në një tjetër postim ai sulmoi drejtuesin e “Daily Show”, Trevor Noah duke përdorur një sharje racore./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *