• |
ide | kryesore

Justin Bieber flet për gjendjen shëndetësore të Hailey: Ishte e frikshme

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari Justin Bieber ka folur gjatë turneut të tij të fundit “Justice” për gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij , Hailey.

“Shumica prej jush me siguri e dinë ose i kanë parë lajmet për gruan time … por ajo është mirë,, ajo është e fortë,” u shpreh këngëtari i “Peaches”,, gjatë një momenti në koncertin e tij në Denver të mërkurën mbrëma.“Por ka qenë e frikshme,  vërtet e frikshme,” shtoi ai. “Por unë e di se Zoti e ka atë në pëllëmbët e duarve të tij dhe kjo është një gjë e mirë.”

Modelja zbuloi në Instagram Story të shtunën e kaluar se ajo ishte shtruar në spital pasi pësoi një goditje në tru.“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh”, shkroi ajo.“Edhe pse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme që kam kaluar ndonjëherë, tani jam në shtëpi dhe jam mirë, dhe jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese për të gjithë mjekët dhe infermierët e mrekullueshëm që u kujdesën për mua!” përfundoi Bieber.

TMZ raportoi se mjekët kryen teste për të parë nëse koronavirusi kishte kontribuar në simptomat e saj, pasi Justin u diagnostikua me COVID-19 në fund të shkurtit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *