• |
ide | kryesore

Kriza energjetike/ Bashkia Fier merr masa ekstreme: Do të nisë kufizimi i furnizimit me ujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një tentativë për të kursyer energjinë elektrike, bashkia e Fierit ka marrë masa ekstreme duke kufizuar furnizimin me ujë të pijshëmn për qytetarët. Në faqen e saj zyrtare në facebook, Bashkia e Fierit njofton se Ujësjellës Kanalizime Fier do të vendos kufizim në furnizimin me ujë.

“📌Njoftim
Të nderuar qytetarë!
Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjetike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanalizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjetike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Faleminderit!”, njofton Bashkia e Fierit.



2 Comments

  1. Do me thene paguaj sa te duash, komuniatet duan te frustrojne njerezit. Te na rrojne nostalgjiket e komumizmit dhe sterniperit e Birose politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *