• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, zbardhet telefonata tjetër Putin-Macron

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi këtë të premte një bisedë telefonike me homologun rus Vladimir Putin, në lidhje me luftën në Ukrainë.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Elysée biseda telefonike zgjati një orë dhe dhjetë minuta ndërsa bëhet e ditur se Macron adresoi situatën e përkeqësuar në Ukrainë, bombardimet e vazhdueshme të civilëve, mungesën e respektimit të ligjit humanitar, si dhe kërkoi që të merren masa konkrete dhe të verifikueshme për t’i dhënë fund rrethimit të Mariupolit.

Ndërkohë që Kremlini në një deklaratë pas bisedës, thekson se presidenti Putin e siguroi Macron që forcat ushtarake ruse do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ruajtur jetën e civilëve.

“Duke reaguar ndaj shqetësimeve të shprehura nga presidenti Emmanuel Macron, presidenti Putin theksoi se forcat e armatosura ruse që marrin pjesë në operacionin special ushtarak po bëjnë gjithçka që është e mundur për të ruajtur jetën e civilëve”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Gjithashtu bëhet me dije se të dy liderët diskutuan në lidhje me negociatat midis Moskës dhe Kievit dhe qëndrimin e Rusisë se si mund të arrihet një marrëveshje.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *