• |
ide | kryesore

Majlinda Bregu: PD mori formën e paaftësisë së Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


“Karma nuk ngatërron asnjëherë adresë”, – thotë Majlinda Bregu, kur rikujton si ka nisur tkurrja e Partisë Demokratike që në 2017, kur ajo dhe kolegë të saj u lanë jashtë partisë prej Lulzim Bashës.

“Një shkarje në greminë” që thotë se e “kishin paralajmëruar”. Kryedemokratin Basha e cilëson “të paaftë, ndaj e ka të pamundur ta vendosë veten në vendin e tij”. Majlinda Bregu i përgjigjet gjithashtu pyetjes nëse do të kandidojë për kryetare të PD.

“Ju pata paralajmëruar që këtu do të mbërrijmë. Në rregull, edhe kjo të kënaqi për një orë… Ja ta thanë të gjithë të tjerët, po ti nga e dije? Po si e ke thënë? Po ja si ndodhi. Po se karma ka punën e vet, nuk ngatërron adresë asnjëherë.

Domethënë, i kam dëgjuar të gjitha këto gjatë këtyre muajve. Pastaj ndalon dhe thua, unë paskam pasur të drejtë, Jozefina, paska pasur të drejtë, Ridvani, Astriti po ashtu. Paskan pasur që të gjithë të drejtë. Por çfarë bëmë ne të gjithë që kishim të drejtë?

A arritëm dot ne ta ndalonim këtë shkarjen në humnerë? Jo. Ne u munduam ta shpëtonim nga gremina në 2017-ën PD-në. Ne nuk arritëm, pasi ajo që për ne mund të ishte greminë për dikë tjetër mund të ishte trampolinë dhe ja ku jemi sot. Nuk kam pasur ndonjë ndjesi të madhe” – tha Bregu.

Gazetarja Merita Haklaj: Kur e dëgjoni Bashën, që thotë, “jam në dispozicion për çdo zgjidhje”, a keni ndonjë ide se çfarë ka ai ndërmend të thotë me këtë?

“Nuk arrij të kuptoj shumë gjëra, por as nuk mund të them se po të isha unë në vendin e tij do të kisha bërë këtë sepse unë nuk do të kisha qenë kurrë në vendin e tij sot.

Në rast se do të kishte qenë më i aftë do t’i kishte dhënë një formë tjetër partisë, por në rast se partia merr formën e paaftësisë tënde, atëherë do të jemi në këtë situatë që jemi”, – tha Majlinda Bregu. /A2 CNN


7 Comments

  1. Ti , bodja etj keni qene zarat e berishes edhe u bote zarat e rames, nuk ka lidhje Basha, ju u blete me poste, prandaj rri andej e mos hajde ketu, se nje mut me pak

  2. Ofertën e rusëve për të devijuar dhe kushtëzuar TAP-in me futjen e Iranit si përfitues, nuk e paskërka pranuar. (Besohet se përfaqësues të CIA-s i thanë në zyrë se do varej si Sadami nëse hynte në një lojë të tillë.)

    Po çantën e parë me 10 milionë euro a e pranoi nga Taçi në këmbim të faljes së ARMO-s?

  3. kam pershtypjen se ti u largove nga skena pasi te doli boja se coje uje te mulliri i rilindjes.
    mjera pale u ndi e tradhtume, pala tjeter te la pak ne hije per te riperdor per ksi rastesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *