• |
ide | kryesore

Ndikimi i luftës në Ukrainë në Kosovë, Kurti: Nuk kemi frikë por jemi vigjilent

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova nuk ka frikë nga ajo që po ndodh në Ukrainë, por duhet të jetë e kujdesshme duke pasur parasysh faktin se Serbia ka më shumë se 40 baza ushtarake në vend.

Në një intervistë për televizionin zviceran Blik, Kurti tha se përkundër kësaj, Kosova në territorin e saj ka NATO-n dhe BE-në, të cilat ofrojnë siguri për qytetarët e vendit të tij.

“Nuk kemi frikë, por jemi shumë të ndërgjegjshëm. Serbia ka më shumë se 40 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën. Ne kemi NATO-n në terren edhe pse nuk jemi anëtare, kemi dhe BE-në. Me partnerët tanë perëndimorë, ne e shikojmë të ardhmen me shpresë”,-tha Kurti.

Ai gjithashtu tha se Serbia dhe Rusia kanë lidhje shumë të ngushta dhe se në vitin 2012 kanë pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake, ndërsa vitin e kaluar, siç tha ai, ishin njëqind të tilla.

“Serbia ende nuk e ka dënuar aneksimin e Krimesë apo pushtimin e Ukrainës“,-shtoi Kurti.

Ai foli edhe për qëllimin e Kosovës për tu bërë pjesë e NATO-s dhe BE-së, duke shtuar se po lufton fuqishëm korrupsionin për ta arritur këtë.

“Për t’u anëtarësuar në BE, një vend duhet të ketë një demokraci funksionale, media të lira dhe pa korrupsion. Megjithatë, Kosova nuk është ekzaktësisht një model në këtë drejtim. Që kur qeveria jonë mori detyrën një vit më parë, ne kemi qenë vërtet një model. Shpërndamë 60 organizata kriminale, arrestuam 230 zyrtarë të korruptuar”, përfundoi Kurti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *