• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në periferi të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shëngjin, vràsje, eliminimin, armë, Mat, trupi, Tiranë



Të shtëna me armë zjarri mesditën e sotme në zonën e Babrroit në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar ka qenë duke udhëtuar me automjet nga ku ka qëlluar një herë në ajër me pistoletë.

Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Me datë 18.03.2022, në Babrru, një person ende i paidentifikuar që qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *