• |
ide | kryesore

Bekaj penallti-pritësi: Ibraimi tradhëton në debutimin e Vanolit, Tirana fiton derbin pa shkëlqim

-Instant, F1, Sport, Video



Ibraimi dështoi të mposhtë Bekajn nga pika e bardhë e penalltisë dhe Tirana rrëmben një fitore 0-1 në derbi falë golit të Devid, duke i shkaktuar kështu Vanolit, që tradhëtohet nga lojtari i tij më i kuotuar, humbjen në debutim. E, ndërkohë, renditja, me fitoret e Kastriotit e Egnatias, bëhet edhe më e rëndë…

Rezultati i pestë pozitiv radhazi për kryesuesit, që i shkaktuan humbjenteknikut italian, skuadra e të cilit nuk bëri një ndeshje të keqe, por një gol i brazilianit Devid e ka fundosur nëndetësen e tij, në zonën e rënies nga kategoria, kur kanë mbetur vetëm 10 ndeshje për t’u luajtur.

Në një sfidë shumë të luftuar, skuadrat kërkuan me ngulm golin dhe shpërdoruan raste me Dinamon që e luajti ndeshjen, hapur, në kërkim të një suksesi që do ishte moral dhe për renditjen, por shtylla u bë një pengesë serioze në ndalimin e diagonals së Ibraimit në minutën e 13. Tirana ishte në vështirë, por gjërat mund të ishin komplikuar keq në minute e 23 kur Samake arriti të shënojë, në zhvillimet e një goditje këndi, me VAR që zbuloi një prekje me dorë prej tij gjatë aksionit, që e bëri golin të pavlefshëm

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur në minutën e 69 mbrojtja dinamovite la Simonin të vetëm, me portierin që ndali Totren, por nuk mund të bënte asgjë në devijimin nga afër të Devid, që i mori kohën Sofranac. Mundësia e vetme për të mos dalë e humbur nga derbi iu dha Dinamos pesë minuta nga fundi, kur Zhivanaj preku topin me dorë, gjë që nuk i shpëtoi VAR që sinjalizoi arbitrin Xhaja, por Ibraimi gaboi. Kështu, Tirana shkon në +13 nga ndjekësi më i afërt, ndërsa Dinamo mbetet e parafundit dhe tashmë sheh t’i largohen rivalët direkt për mbijetesën, duke komplikuar edhe më shumë pozitat e saj në betejën për të qëndruar në elitë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *