• |
ide | kryesore

Emisioni Ellen Show drejt fundit

-Instant, Paparazzi, Slider



Në vitin 2021 aktorja dhe humoristja Ellen DeGeneres zbuloi se do ta mbyllte emisionin e saj gati 20-vjeçar me episodin e fundit që do të transmetohej më 26 maj 2022.

Ajo tha pwr “The Hollywood Reporter” se kur je një person krijues, duhet të sfidohesh vazhdimisht dhe aq i madh sa kjo shfaqje është, dhe sado argëtuese të jetë, thjesht nuk është më një sfidë.

Fundi i sezonit 19 pritet të ketë shumë emocion dhe surpriza, duke ftuar gjithashtu figura shumë të rëndësishme e të dashura për publikun, duke përfshirë Michelle Obama, Kim Kardashian, Serena Williams dhe Portia de Rossi.

Përveç surprizave të fansave të saj për një sezon të paharrueshëm, DeGeneres po shpërndan gjithashtu bonuse për punonjësit e saj.

Burimet thanë për “Deadline” se punonjësit e “The Ellen DeGeneres Show” do të marrin bonuse bazuar në sa vite kanë punuar për talk show-n. Shumë nga stafi i saj kanë punuar në shfaqje për më shumë se një dekadë, që do të thotë se do t’u vijë një bonus i madh.

Sipas një burimi që foli me “Deadline”, për këdo që ka punuar në shfaqjen e saj për një deri në katër vjet, ata do të marrin një pagesë shtesë dy javë në fund të spektaklit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *