• |
ide | kryesore

Juventus po ndërton sezonin e ardhshëm: Rudiger akord me bardhezinjë, mbërrin me parametër zero

-Instant, Sport



Juventus, pas eleminimit të pafund befasues në Champions, po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë e kanë mbyllur praktikisht akordin për Antonio Rudiger. Një negociatë e lindur dhe përmbyllur brenda pak ditësh me drejtuesit e Zonjës së Vjetër, që shfrytëzoi situatën e Chelsea dhe mundi konkurrencën e Real Madrid, duke bindur ish-mbrojtësin e Romës. Një goditje e fortë sepse gjermani 29-vjeçar vjen me parametër zero pasi ka fituar gjithçka si protagonist me fanellën e Blues. Një marrëveshje katërvjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon është gati, por falë Dekretit të Rritjes do t’i kushtojë Juves pak më pak se 10 milionë bruto në vit.

Një përforcim i madh për Allegrin në mbrojtje pasi Chiellini është tashmë në fund të karrierës së tij. Arrivabene dhe Cherubini e kanë nuhatur goditjen dhe në më pak se dy javë kanë përsosur të gjitha detajet pas bllokimit të merkatos së transferimeve te Chelsea për shkak të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Një lojtar me shumë eksperiencë që është në kulmin e pjekurisë së tij dhe gjithashtu e njeh në mënyrë të përsosur kampionatin italian pasi ka veshur fanellën e Romës për dy vite me 56 paraqitje dhe dy gola. Te Chelsea ai gjeti dimensionin e tij me Tuchel dhe u maturua duke arritur deri në majën e futbollit. Një profil perfekt për të plotësuar qendrën me Bonuccin e De Ligt, të vetmit të sigurtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *