• |
ide | kryesore

Për Dybala mbetet vetëm largimi: sherr me Allegrin për orarin e një seance stërvitore

-Instant, Sport



Që kishte nervozizëm pas eleminimit djegës – i pafundmi – në Champions League, ishte mjaft e dukshme për të gjithë. Ishte po aq e qartë edhe se çështja e Dybala, mes një rinovimi që nuk arrin dhe një bilanci zhgënjyes në fushë, ishte e nxehtë. Por që të kishte përplasje mes argjentinasit dhe Massimiliano Allegrit, në momentin më delikat të sezonit, ishte objektivisht e papritur. Megjithatë, shkruan Gazzetta dello Sport, e premtja në Continassa nuk ishte ajo më e qeta e mundshme. Në origjinën e sherrit që cilësohet mjaft energjik, ka qenë kërkesa e Dybalas, i mbështetur nga Cuadrado, për ndryshimin e kohës për stërvitjen. Kërkesë që Allegri nuk e ka pritur fare mirë.

Faktet, shpjegon Gazzetta, ishin këto: në prag të Juve-Salernitana, do të planifikohej një mini-grumbullim për ekipin që duhet të flinte në Continassa pas përfundimit të stërvitjes. Disa lojtarë, mes tyre edhe argjentinasi, i cili kryente edhe detyrën e zv/kapitenit, i kishin kërkuar Allegrit edhe disa orë pushim dhe për rrjedhojë shtyrjen e orarit të stërvitjes. Kërkesa jo vetëm që ra në vesh të shurdhër, por edhe e kishte acaruar trajnerin, ende i dëshpëruar nga eleminimi ndaj Villarreal në Champions League dhe gjithmonë i gatshëm për të marrë në mbrojtje Dybalan edhe kur, si në këtë moment, distanca mes lojtarit dhe Juventusit po zgjerohet gjithnjë e më shumë.

Kështu, trajneri duket se është ndjerë i “tradhtuar” disi nga një prej të preferuarve të tij, pikërisht kur, përkundrazi, Joya duhej të ishte një nga forcat motivuese të ekipit në funksion të pjesës së fundit e vendimtare të sezonit. Me pak fjalë, një carje mes lojtarit më të talentuar dhe trajnerit që nuk ishte aspak e dobishme për kauzën. Se çfarë ndodhi më pas nuk dihet, nëse të dy kanë mundur ta ndreqnin “thyerjen” do ta zbulohet në ditët në vijim, por sigurisht që duhet kuptuar tashmë se sa skuadra është në krah të një trajneri të dëshiruar, verën e kaluar, pikërisht nga senatorët e grupit. Ndërkohë, ndaj Salernitanas, Dybala do të përpiqet të marrë sërish fushën për të folur. Sepse pas dështimit evropian, Juve duhet të rifillojë patjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *