• |
ide | kryesore

Skandali/ 2 ministra britanikë mashtrohen nga rusët me sozinë e kryeministrit ukrainas

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace dhe ajo e Brendshme Priti Patel dyshohet se janë vënë në shënjestër të “mashtruesve rusë” të cilët organizojnë video-telefonata me një imitues të kryeministrit ukrainas, Denys Smihal.

Mediat britanike shkruajnë se qëllimi tyre është që të “vjedhin informacione” të dobishëm për konfliktin në Ukrainë, por edhe të “shkaktojnë siklete” tek perëndimorët.

Të njëjtat burime shkruajnë se telefonata ishte planifikuar përmes një kërkese drejtuar një departamenti qeveritar nëpërmjet një e-maili, ndoshta të falsifikuar, në emër të një punonjësi të ambasadës ukrainase.

Gazeta “Daily Telegraph” raporton se ministri britanik i Mbrojtjes kishte qëndruar për 9 minuta në linjë “duke folur për tema të rëndësishme” para se të kuptonte se në anën tjetër nuk ishte kryeministri i Ukrainës, por dikush që i ngjante shumë dhe që përpiqej të imitonte atë.

Mashtruesi i kishte bërë ministrit britanik disa pyetje në lidhje me pamundësinë e Kievit për tu anëtarësuar në NATO, mundësinë që Ukraina të mund të merrte armë bërthamore dhe madje edhe vendosjen e mundshme të anijeve luftarake britanike në Detin e Zi.

Vetë ministri Wallace akuzoi Kremlinin se po përdor “mashtrime të pista” për të zhvatur informacione, ndërsa deklaroi se ai kishte dhënë përgjigje të paqarta dhe jo komprometuese, por ka frikë se kjo telefonatë mund të përdorej nga propaganda ruse ndaj për këtë arsye ka kërkuar nisjen e një hetimi.

Ndërsa ministrja e Brendshme, Patel e përshkroi si shaka video-telefonatën dhe si një “përpjekje patetike në kohë kaq të vështira për të na përçarë”, por në rastin e saj nuk dihet saktësisht se sa zgjati biseda.

Zv.ministri Britanik i Mbrojtjes James Heappey foli në një intervistë për “BBC Radio” duke zvogëluar rëndësinë e incidentit dhe duke shtuar se siguria kombëtare nuk ishte cenuar.

Megjithatë, ai theksoi se ministri Wallace ishte “shumë i mërzitur” për atë që nuk duhej të ndodhte. Mbetet për t’u parë nëse ajo që u tha në bisedat e dy ministrave do të ketë apo jo pasoja. ©LAPSI.al

The shocking warning of the Ukrainian Prime Minister: Stop the war before  Europe ... - Bota
Kryeministri i Ukraines Denys Smihal



1 Comment

  1. Kjo shaka e hidhur me ofiqare nuk shenon te paren me politikanet perendimore,, por ne kete situate te nje lufte sa ne Ukraine edhe ne fushen mediatike, madje ketu me e madhe e me perfshirjen e aktoreve politike te nivelit me te larte boteror, ndoshta vlen per ta pare ndryshe kete lufte.
    .
    Telefonatat, videokonferenca e deklaratat e shumta te politikaneve, ish ushtarakeve te larte dhe Kievit zyrtar, vetem kane shtuar brenda dhe jashte Ukraines mjergull e paqartesi, konfuzion e pasiguri per te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *