• |
ide | kryesore

Sot protesta e dytë kombëtare kundër rritjes së çmimeve (Kërkesat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Me këtë listë kërkesash qytetarët do të dalin sot në në orën 11:00, në një protestë mbarëkombëtare përpara selisë së Qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

1. Heqje e taksës së qarkullimit dhe pezullim i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

2. Pezullim i TVSH për produktet bazë të shportës.

3. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes për fermerët.

4. Një paketë reale ndihme për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike për tejkalimin e krizës.

5. Hetim dhe mbikqyrje e e koncensioneve dhe operatorëve ekonomikë që ndikojnë arbitrarisht në çmimet në treg veçanërisht në sektorin e hidrokarbureve

Këto propozime, këto masa, mbështeten në tri shtylla kryesore:

Ulje e barrës fiskale dhe hetim – Mbikqyrje për mirëfunksionim të tregut – Mbështetje për biznesin dhe shtresat në nevojë.



7 Comments

  1. Ofertën e rusëve për të devijuar dhe kushtëzuar TAP-in me futjen e Iranit si përfitues, nuk e paskërka pranuar. (Besohet se përfaqësues të CIA-s i thanë në zyrë se do varej si Sadami nëse hynte në një lojë të tillë.)

    Po çantën e parë me 10 milionë euro a e pranoi nga Taçi në këmbim të faljes së ARMO-s?Proteste kombetare me 3800 protestues

    1. Vetem proteste popullore nuk mund te quhet kjo. Shume mire qe protestojne po ne momentin qe kerkesaf fillojne merren parasysh kujt i shereben kjo gjeja

  2. Protesta e Berishes i cili mori nje jave kohe per tu organizuar, ka paguar njerezit dhe transportin per ti sjelle ne Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *