• |
ide | kryesore

Vllaznia me mungesa, Partizani me dilema: Java e 26-të mund të ndryshojë hierarkitë në fundin e tabelës

-Instant, F1, Sport



Një javë shumë e rëndësishme për luftën për mbijetesë. Kështu mund të konsiderohet e 26-a e Superiores, që sheh të impenjuara në shtëpi të gjithë skuadrat e rrezikuara, me përjashtim të Dinamon, që megjithatë do të jetë gjithësesi duke u marrë me derbin e kryeqytetit me Tiranën. Përplasja më e vështirë e mundshme për nëndetësen blu, në debutimin e teknikut Rodolfo Vanoli. Bardheblutë kryesues kërkojnë të ruajnë diferencën prej 10 pikësh me ndjekësin më të afërt kur të luajnë ndaj skuadrës që i eleminoi nga Kupa e Shqipërisë. Emergjenca e pikëve megjithatë është e gjitha për Dinamon në zonën e rënies me 23 pikë, por gjithësesi vetëm dy distanca nga shpëtimi e për më tepër me avantazhin, nëse mund të quhet i tillë, se do të njohë rezultatet e Egnatias e Kastriotit, dy skuadrat që e paraprijnë në renditje.

Rrogozhinasit do të presin në shtëpi Vllazninë e një tjetër debutuesi, Elvis Plorit, në një ndeshje delikate jo vetëm për nivelin e kundërshtarit, por edhe sepse askush nuk kërkon ta nisë aventurën me humbje. Pasi i rrëmbeu pikë Partizanit, skuadra e Ramadanit kërkon të përsëritet e shtyrë edhe nga publiku i shtëpisë, njësoj si edhe Kastrioti, që me fitoren ndaj Teutën është spostuar në një zonë që i jep shpresë për shpëtimin. Krutanët e Celës do të luajnë kundër Partizanit, që në anën tjetër kërkon të rinisë vrapimin drejt zonës europiane, për të mos lënë gjithcka në duar të Kupës.

Të dielën Laçi i vendit të dytë, që nuk fiton prej katër ndeshjesh, ndjen rrezikun e Kukësit dhe ka domosdoshmërinë të kthehet tek fitorja përballë Teutës. Durrsakët me renditjen aktuale, vetëm 5 nga zona e rënies, rrezikojnë shumë dhe është koha që Arapi e të tijtë të shkunden për të kërkuar ti japin të paktën qetësi një sezoni që nuk shkoi sipas pritshmërive. E mbyll javën sfida në Korcë, ku Skënderbeu i vendit të fundit do të presë Kukësin. Gega pas pikës së marrë në debutim, kërkon ti japë vazhdimësi rezultateve për të tentuar mbijetesën në 10 javët e mbetura të kampionatit.

SUPERIORE, JAVA E 26

19/03/22
Egnatia        13 : 45 Vllaznia
Kastrioti      13 : 45 Partizani
Tirana          16 : 45 Dinamo
20/03/22
Laçi               13 : 45 Teuta
Skënderbeu 16 : 45 Kukësi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *