• |
ide | kryesore

Covid-19 në Shqipëri/ 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 48 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Sa i takon personave të shëruar ato janë 45.

Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e ministrisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *