• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Karvani që kthehet natën me ushtarë rusë të vrarë në Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kufomat e ushtarëve rusë të vdekur po kthehen fshehurazi në Rusi nëpërmjet Bjellorusisë me avionë specialë, trena dhe autobusë për të shmangur tërheqjen e vëmendjes.

Pasagjerët në një stacion treni në Bjellorusi u shprehën të “tronditur” nga numri i kufomave që po ngarkoheshin ndërsa stafi i spitalit të këtij stacioni foli për morgje “të tejmbushura”.

Videoja e publikuar tregon një kolonë autobusësh rusë me shenjën “V” për transportimin e kufomave përmes qytetit bjellorus të Homel. Simboli “V” përdoret për t’iu referuar Bjellorusisë në automjetet ushtarake ruse.

Një tjetër video tregon një vagon hekurudhor të mbushur me trupa me uniforma ruse të mbështjellë me plasmas.

Agjencia e lajmeve Radio Evropa e Lirë, e cila shpërndau videon, raportoi se shumë prej trupave i përkisnin ushtarëve rusë të moshës 20-vjeçare. Vagoni u ndal në qytetin Voznesensk pranë Mykolaiv në jug të Ukrainës.

Voznesensk ishte skenë e luftimeve të ashpra për shkak të rëndësisë së tij strategjike si një qytet me shumicë rusisht-folëse afër termocentralit të dytë më të madh bërthamor të Ukrainës.

Ushtria e Ukrainës thotë se më shumë se 14 000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Një ekspert i inteligjencës amerikane thotë se numri i të vdekurve është rreth 7 000, por thotë se 20 000 të tjerë mund të jenë plagosur.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës, nga ana tjetër, pretendon se numri i të vdekurve është më pak se 500. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ruset kane edhe krematoriume mobile, dmth levizese qe djegin trupat kur nuk kane mundesi ti transportojne ne kohe mbrapsht. Ne kete rast u çojne nga nje urne me pak hi familjarve te ushtarve te vrare. Kete praktike ata e perdoren gjeresisht ne luftrat me çeçenine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *