• |
ide | kryesore

Video/ Fyerje raciste ndaj Maignan: sherr në fund të Cagliari-Milan, me protagonist Ibra e Joao Pedro

-Instant, Sport, Video



Ndeshja në Unipol Domus mes Cagliarit dhe Milanit ka përfunduar me një sherr të madh në fushë. Gjithcka e kanë shkaktuar thirrjet raciste që kanë ardhur nga pas portës ku ishin vendosur tifozët kuqeblu e që kishin në shënjestër portierin kuqezi, Maignan. Stefano Pioli e konfirmoi pas ndeshjes: “Maignan më tha se pas golit e kanë fyer – tha trajneri i Milanit – Është hera e parë që ai reagon kështu, kështu që diçka ka ndodhur. Të njëjtën gjë më tha edhe Tomori. Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin”. Pas bilbilit të trefishtë Maignan dhe Tomori festuan për fitoren. Tifozët e Cagliarit u kundërpërgjigjën me ofendime dhe me hedhjen e shisheve me ujë: Maignan u përgjigj duke vënë duart te veshët dhe pastaj mori përqafimin e shokut të skuadrës. Në këtë pikë, situata degjeneroi duke përfunduar me një sherr të gjithë kundër të gjithëve: palët i ndanë tekniku Pioli dhe drejtuesi i Milanit Paolo Maldini. Sky Sport raporton se fjalë të rënda kanë fluturuar në tërbim e sipër mes Ibrahimovic dhe Joao Pedros. Sherri mes dy sulmuesve ka vazhduar në tunel dhe më pas pranë dhomave të zhveshjes.

“Nuk ndodhi asgjë në dhomat e zhveshjes – sqaroi më pas Joao Pedro për Sky Sport, i freskët nga thirrja me kombëtaren italiane për playoff-in e Botërorit – U përpoqa t’i ndaja të gjithë dhe t’i largoja. Kore raciste? Nuk dëgjova asgjë, isha pothuajse në mesfushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *