• |
ide | kryesore

Gafa skandaloze e Allegrit, Villareal e ka hutuar fare: “Në 6 janar ishim -10 nga Atalanta”, në fakt distanca ishte vetëm 3

-Instant, Sport



Eleminimi nga Champions e për më tepër 0-3 i pësuar në Stadium nga Villareal janë nga ato raste që lënë gjurmë. E sic duket përvecse mbi lojtarët, pasojat janë ndjerë edhe te tekniku Massimiliano Allegri, i dëshpëruar të gjejë pozitivitet në një sezon që po vazhdon të jetë i vështirë. “Më 6 janar në orën 22:30 ishim -10 nga Atalanta, ndërsa tani mund të konsolidojmë vendin e katërt dhe të luajmë ndeshjen direkte me Interin në një distancë shumë më të shkurtër”. Me këto fjalë, në prag të Juventus-Salernitana, tekniku bardhezi Allegri ka dashur të vlerësojë ecurinë e të besuarve të tij në muajt e fundit, si për të lehtësuar turpërimin në Europë.

Trajneri, megjithatë, e ka zgjeruar shumë shkallën e sipërmarrjes: më 6 janar, pas Juve-Napoli, bardhezinjtë ishin vërtet prapa bergamaskëve, por vetëm me 3 pikë. Në fakt, renditja ishte Atalanta e katërta me 38, Juventusi i pesti me 35 pikë. Por kjo pak rëndësi ka, mjafton që Allegri të ndihet mirë me veten…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *