• |
ide | kryesore

Kosovë/ 31 raste të reja me COVID-19, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.058 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 223.346.

Në total numri i rasteve aktive është 651. Në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës. Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *