• |
ide | kryesore

Qeveria vendos të fikë ndriçimin e autostadave gjatë natës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë të ditur se ndriçimi me energji elektrike në shumë akse rrugore kombëtare do të ndërpritet për shkak të krizës energjetike. Në një deklaratë për mediat, Balluku tha se i kanë kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptar që të ndërpresë ndriçimin në disa akse.

Kështu, do të fiket ndriçimi në akset Tiranë-Durrës, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lin-Pogradec, Korçë-Ersekë etj. Po kështu, do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare në degëzim, si By-Passi i Fierit, Lezhë-Shëngjin, Shkodër-Hani i Hotit.

“Nga ora 00:00 e mesnatës do t’i kërkohet të gjithë bashkive që të fikin ndriçimin që kanë në ndërtesa apo pjesë të tjera që nuk kanë domosdoshmëri”, – u shpreh Balluku.

Ministrja theksoi gjithashtu se reshje shiu nuk do të ketë as në 2 javët e ardhshme, e për këtë arsye qeveria do të blejë energji në tregjet ndërkombëtare. Por Balluku garantoi se çmimet e energjisë për abonentët familjarë nuk do të pësojnë rritje.



9 Comments

    1. Me sebepin e luftes, do fikin dritat gjasme te kursejne. Ne fakt, per te.mbuluar papergjegjshmerine deri ne skandal te keqmenaxhimit hidrik per te vjedhur nga tregu energjise duke lene liqenet bosh! Hajde mega skandal hajde.

  1. Hajde show fallco hajde
    Ne te gjitha keto segmente pothuajse ndricimi eshte zero. Edhe ne autostraden e famshme tirane-qaf kashar qe eshte bere ndricim i ri me taksat e popullit , as 10 % nuk ndizen . Duke vazhduar nga vora ne durres jo vetem qe s,ka ndricim por as dhe sinjalistik fosforeshente nuk ekziston

  2. Per ç’arsye ne i paguajm taksat mi debile?
    Ato drita jane ven me taksat tona dhe mbahen ndezur me taksat tona.
    Ky shtet ari ka 20m€ borxh per dritat, nderkohe qe keni burgosur njerez per kete!
    Ku i keni çuar leket qe “jane paguar” per kete?

  3. Ne 2021 ka pasur 197 te vdekur ne aksidente rrugore, me gjithe infrastrukturen tone rrugore europiane.
    Kjo eshte nje mase qe do shtoji aksidentet.
    Po me siguri qe ministrja i ka peshuar mire gjithe opsionet

  4. O ti ministre, a e kontrollon nfonjehere ARRSH meqe e ke urdheruar ?
    Mire ndricimi per 6 km autosdrade nuk punon, por te pakten rregullojini ato shtyllat elektrike te shtremberuara ne mes te autostrades se eshte turp, plus disa te tjera qe mungojne fare.
    Aty kaloni cdo dite, per cfare i paguan gjith ata punonjes

  5. Inshahllah me vin nga mrapa te gjith hajdutat e taksapaguesve shqipetare pa dallim feje krahine e partie !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *