• |
ide | kryesore

Lufta në Ukrainë, Johnson thirrje Kinës: Mos rrini duarkryq!

-Instant, Lajme, Planet



Kryeministri britanik Boris Johnson i ka bërë thirrje Kinës që të mbajë qëndrim dhe të dënojë pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në një intervistë me gazetën Sunday Times, kryeministri britanik është shprehur se të dalësh në krah të Rusisë do të thotë që të zgjedhësh “anën e gabuar në Luftën e Dytë Botërore”, ndërsa e përshkruan këtë të fundit si betejë mes të mirës dhe së keqes.

“Me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të mizorive ruse, mendoj se bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe politikisht e turpshme për njerëzit që të miratojnë pushtimin e Putinit në mënyrë aktive ose pasive.”

Por Johnson shtoi se beson se Pekini kishte filluar të “ndryshojë mendje” për pozicionin e tij neutral.

Ndërkohë, kujtojmë se Kina ka reaguar të dielën duke ia bërë të qartë Perëndimit se vendimet do të vijojë t’i marrë në mënyrë të pavarur dhe se vendi “është në anën e duhur të historisë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *