• |
ide | kryesore

Makina futet mes turmës së karnavaleve, gjashtë të vrarë në Belgjikë

-Instant, Lajme, Planet

Gjashtë persona kanë humbur jetën në Belgjikë pasi një automjet u fut mes një turme që ishte mbledhur për të marrë pjesë në karnavale. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në qytetin La Louvière.

Ndërkohë, raportohet se 20 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Rrethanat janë ende të paqarta por ngjarja është cilësuar si aksident. Deri më tani, mundësia e një sulmi të mundshëm terrorist është hedhur poshtë.


“Një makinë që lëvizte me shpejtësi të madhe u përplas në turmën që ishte mbledhur për të marrë pjesë në karnavale,”, tha për agjencinë e lajmeve Belga, kryetari i bashkisë së qytetit jugor belg, Zhak Gobert.

Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kryetarit, një grup prej rreth njëqind personash sapo kishin dalë nga një sallë duke u nisur për në qendër të fshatit, kur automjeti u përplas në turmë.

“Ajo që supozohej të ishte një festë e këndshme është kthyer në një tragjedi. Ne po monitorojmë situatën nga afër,” shkroi në Twitter Ministrja e Brendshme Annelies Verlinden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.