• |
ide | kryesore

Përfshihet nga zjarri qafa e një kodre në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është përfshirë nga zjarri faqja e një kodre në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Policia njofton se është djegur një bimësi me shkurre, ndërsa shton se zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detaje nga policia: 

Më datë 20.03.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, ka rënë zjarr në një faqe kodre dhe si pasojë janë djegur bimësi shkurre.

Në vendngjarje ndodhet zjarrfikësja dhe shëbimet e Rendit të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *