• |
ide | kryesore

Reagon policia: E vërteta e rrahjes së kuzhinierit Indrit Çela

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka reaguar pas lajmit të dhunimit të kuzhinierit të njohur Indrit Çela. Ajo thotë se autorë janë 2 vëllezër nga fshati Derven, njëri prej të cilëve është kapur ndërsa tjetri është në kërkim. Sipas policisë mes kuzhinierit dhe vëllezërve ka pasur konflikte të mëparshme.

NJOFTIMI

Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy shtetas kishin dhunuar fizikisht shtetasin Indrit Çela, i cili ka deklaruar se nuk i kishte njohur, si pasojë e errësirës, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, paraditen e sotme, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, ku ka rezultuar se: shtetasit Ernest Luka, dhe Donald Luka, vëllezër, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhetonte shtetasi Indrit Çela, 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Shtetasi Ernest Luka është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi Donald Luka, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Nga veprimet e para hetimore ka rezultat se mes shtetasve Indrit Çela dhe vëllezërve Ernest Luka dhe Donald Luka ka pasur konflikte të mëparshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *