• |
ide | kryesore

Regjimenti “Azov”/ Cilët janë ekstremistët e djathtë që po luftojnë kundër rusëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video e shkurtër tregon një ekran në një automjet ushtarak ukrainas që ecën në zonën e Mariupolit, në një rrugë anësore qëndrojnë tanke, me mbishkrimin “Z”, një shenjë e trupave ruse në Ukrainë. Pastaj dëgjohen të shtëna, automjeti ushtarak rus merr zjarr. Në fillim të javës regjimenti “Azov” e publikoi këtë në kanalin e tij Telegram. Në një njoftim ata pretendojnë, se brenda një dite kishin “shkatërruar shumë këmbësori”, si edhe tre automjete të blinduara ruse. Ushtarët e regjimentit publikojnë edhe foton e një burri të vrarë. Sipas tyre ai është një gjeneral rus, që ata e kanë vrarë. Të dhënat nuk mund të verifikohen.

Qyteti Mariupol mbrohet më së shumti nga regjimenti “Azov”. Krahas kryeqytetit Kiev, dhe qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkov, Mariupol është qyteti tjetër ku Rusia lufton brutalisht. Nga fillimi i marsit ky qytet me 500.000 banorë është rrethuar dhe bombardohet rregullisht. Nuk ka mjaftueshëm ujë dhe energji elektrike, furnizimi me artikuj ushqimorë është i kufizuar.

Nacionalistë ukrainas që flasin rusisht

“Azov” e ka në Mariupol shtabin qendror. Regjimenti është pjesë e gardës kombëtare dhe me këtë në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës. Luftëtarët konsiderohen si mjaft të trajnuar, por kjo njësi ushtarake është mjaft e kontestuar, sepse në mesin e saj ndodhen nacionalistë dhe ekstremistë të djathtë. Ezistenca e “Azov”-it përdoret nga Rusia ndër të tjera si pretekst për luftën në Ukrainë.

Pak histori: “Azov”-i u krijua në vitin 2014 si batalion vullnetarësh në qytetin Berdjansk, me qëllim të mbështetjes së ushtrisë ukrainase në luftë kundër separatistëve prorusë në lindje. Disa luftëtarë kishin qenë më parë pjesë e të ashtuquajturit “Sektori i djathtë”, një grupimi të vogël, por mjaft aktiv të ekstremistëve të djathtë. Shumica vinin nga Ukraina lindore, ishin rusishtfolës dhe në fillim predikonin bashkimin e të gjithëve popujve sllavolindorë: rusë, bjellorusë, ukrainas. Disa vinin nga skena ultra e djathtë e tifozëve të futbollit, të tjerë ishin aktivë në qarqe nacionaliste. “Ka grupe që në Gjermani mund të përshkruheshin si shokë lufte vullnetarë “, thotë në bisedë me DW Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studime Europianolindore.

“Azov-i” ishte i diskutueshëm që në fillim edhe për shkak të stemës së tij. “Simboli i dikurshëm i gjuetisë së ujkut ka një konotacion ekstremist të djathtë, dikur simbol pagan, por atë e përdorën edhe SS-ët”, thotë Umland. “Në Ukrainë ai nuk shihet si simbol fashist.” Vetë regjimenti “Azov” e shikon simbolin bashkim të shkronjave, N dhe I, që do të thotë “ide kombëtare”.

Ndarja në pjesën politike dhe ushtarake

Themelus i regjimentit “Azov” ka qenë Andrij Bilezkyj, një 42 vjeçar që ka studiuar histori në Universitetin Kombëtar në Kharkov. Ai ka qenë aktiv në skenën ekstremiste të djathtë. Në verën e vitit 2014, “Azov”i mori pjesë me forca jo të mëdha në rimarrjen e Mariupolit nga separatistët prorusë. Nga kjo vjeshtë ai vepron si regjiment, dhe sipas mediave që para fillimit të luftës kishte 1000 luftëtarë dhe zotëronte artileri dhe tanke. Qeveria në Kiev kishte vendosur atëherë t’i integronte ultranacionalistët në strukturat e shtetit.

Në vitet 2015 dhe 2016 u krijua edhe një krah politik i këtij regjimenti. Bilezkyj u tërhoq si komandant dhe themeloi partinë “Trupa Kombëtare”, që nuk pati sukses politik. Vërtet Bilezkyj në vitin 2019 hyri si deputet në parlamentin ukrainas me një mandat të drejtpërdrejtë, por nga zgjedhjet e 2019 nuk është më pjesë e tij. Sipas të dhënave të veta tani ai lufton në Ukrainë, që nga fillimi i luftës.

Në kongresin amerikan në vitin 2019 pati një iniciativë që këtë regjiment ta kategorizonin si “organizatë terroriste”, por ky vendim nuk u mor. Fakt është që “Azov”-i prej vitesh mban konktakte me skenën ekstremistë të djathtë jashtë Ukrainës. Edhe në Gjermani ka pasur kontakte të tilla, thuhet në një përgjigje të qeverisë gjermane pas kërkesës me shkrim të grupit parlamentar “E Majta”.

“Normalisht ne i shohim ekstremistët e djathtë si diçka e rrezikshme, që mund të çojë në luftë”, thotë Umland. Në Ukrainë ka ndodhur e kundërta. Lufta çoi në forcimin dhe shndërrimin e grupimeve të kameradëve në një lëvizje politike, thotë eksperti. Por influenca e tyre në shoqërinë ukrainase mbivlerësohet, thotë ai. Për shumicën e ukrainasve ata janë luftëtarë, që mbrojnë vendin e tyre nga një agresor i fuqishëm. /DW



8 Comments

  1. Nuk e di se si i quani neonazist ose neokomunist por ata jane patriot qe po mbrojne atdheun e tyre nga pushtuesit Rus.

  2. mire e ka fashisti suedez, eshte normal
    shoket naziste ukrainas dogjen te gjalle rusishtfolesit ‘separatiste’ ne sallen e mbledhjes se Unionit ne Odese

  3. Kur flasin rusët për nazistët më vjen të shkul flokët, po këta ishin miqtë më të mirë të nazistëve derisa i sulmoi Hitleri. Sikur e kanë fshirë nga mendja paktin Molotov – Ribentrop kur ndanë Poloninë përgjysmë. Rusët bile ja kaluan gjermanit e vranë me mijra ushtarakë Polakë që kishin arrestuar e burgosur. Po lufta me Finlandën e pushtimi i Afganistanit. Këta janë nazistë e shkuar nazistësh se nuk i japin vlerë jetës së njeriut, ushtarët e tyre i çojnë mish për top e civilët i bombardojnë pa ju dridhur qerpiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *