• |
ide | kryesore

Rusët bombardojnë shkollën me 400 persona brenda, mes tyre edhe fëmijë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet e qytetit ukrainas të Mariupolit njoftuan se ushtria ruse bombardoi të shtunën një shkollë ku ishin strehuar 400 njerëz.

Zyrtarët deklaruan se ndërtesa është shkatërruar plotësisht dhe se njerëzit ndodhen nën rrënoja.

“Gra, fëmijë dhe të moshuar ishin në shkollë. Nuk ka ende informacion për numrin e viktimave”, – thanë zyrtarët përmes një njoftimi në rrjetin Telegram.

BBC që raporton lajmin thotë se është shumë e vështirë që informacionet të verifikohen në mënyrë të pavarur pasi komunikimi me qytetin e Mariupol është tepër i vështirë.

Ky qytet ka disa javë i rrethuar nga forcat ruse të cilat kanë ndërprerë edhe energjinë dhe ujin e pijshëm për pjesën më të madhe të qytetit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Dhe ju kini pamje nga avioni rus që paska lëshuar raketën apo bombën. Po e lini namin topa-topa sju beson me askush si me punën e Covidit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *