• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr është shënuar këtë të diel në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku janë konfliktuar shtetasi A. Sh 60 vjeç dhe E. G., 43 vjeç.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se gjatë konfliktit dy shtetasit kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin, ndërkohë që mësohet se shtetasi A. Sh., ka qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e goditjeve me sende të forta, janë dëmtuar dy palët e konfliktit dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.

Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *