• |
ide | kryesore

Video/ PSG shembet 3-0 në Monaco: humbja e katërt radhazi në transfertë për parisenët

-Instant, Sport, Video



Një tjetër rrëzim i rëndë në Ligue 1 për PSG, që duket se nuk i ka asgjësuar ende pasojat e eleminimit në 1/8 e Ligës së Kampionëve: triumf i madh i Monaco, 3-0 falë dygolëshit të Ben Yedder. Pjesa e parë në Stade Louis II përfundoi me ekipin vendas në avantazh në rezultat, falë goditjes (pothuajse) me takë të Ben Yedder në minutën e 25-të. Volland nënshkroi dyfishimin në minutën e 62, ndërsa autori i golit të parë shënoi me penallti në minutën e 84 edhe golin e tretë.

Avantazhi qetësues prej 15 pikësh nga vendi i dytë, që PSG kishte para kësaj ndeshje të javës 29 të kampionatit, sidoqoftë nuk e vë në dyshim triumfin në kampionat. Por PSG duket se po e mbyll këtë sezon, krejtësisht pa dëshirë, duke mos pasur më objektiva për të arritur, pa konkurrencën e Ligës së Kampionëve dhe pa dikë që ta mbajë të tensionuar në krye të renditjes. Kështu, 3-0 e pësuar në Monaco vlen humbjen e katërt radhazi në transfertë në ndeshjet zyrtare. E sigurisht, vetëm mungesa e Messit nuk mund të mjaftojë për të shpjeguar këtë kolaps jo fort inkurajues.

https://www.youtube.com/watch?v=Bl7cMHHQeLc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *