• |
ide | kryesore

Dorëhiqet Lulzim Basha: “Nuk ndala dot përçarjen” (mesazhi i plotë)

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një javë pasi plot 25 deputetë të grupit të vet parlamentar e braktisën pas humbjes së 6 marsit dhe kur i kishin mbetur me pak se 5-6 mbështetës, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen pasditen e kësaj të hëne, duke përdorur shprehjen standard se “se në këtë mënyrë i hap rrugë bashkimit të partisë”.

Në një mbledhje me grupin e deputetëve dhe kolegjin e kryetarëve që u bojkotua nga kundërshtarët e tij më të flaktë ai tha: “Personalisht investova gjithçka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha”.

Por pavarësisht nga justifikimi se ai nuk arriti t’i bashkojë demokratët, në tekstin e Bashës (lexoje të plotë poshtë) nuk lexohet asgjë se si ringritja do të bëhet edhe me grupimin e Berishës, sepse arsyeja e përçarjes dhe e rezultatit të 6 marsit ishte se militantët e PD u rreshtuan pas liderit historik.

Nuk është çudi që Basha të mbështesë një grupim që do ta mbajë Berishën të përjashtuar, gjë e cila vetëm do thellonte krizën. /LAPSI.AL

Mesazhi plotë:

Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetem nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale per njerezit.

Nje qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill.

Shpresa per tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro nje viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Perpjekjeve tona per tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme.

Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha.

Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.

Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit.

Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj.

Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.

Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet Partia Demokratike dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.

Shqipëria meriton dhe do të ketë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per tu përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit, për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë.

Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar e qëndrojnë për një PD të vlerave kombëtare, qytetare dhe Euro-Atlantike, dua të siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve.

Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë.



32 Comments

  1. Dërr dërr dërr …. Pallavra i ke të gjitha! Asnjë autokritikë serioze dhe të thellë s’ke bër.

    Tani PD duhet të pastrohet edhe nga tradhtarët dhe sahanlëpirësit e tjerë, se fatin e këtij do pësojnë.

    1. fiks si ne kohen e Enverit ke fol o Miri, duhet autokritike, thellohu, tradhetare etj etj, po ske faj se te gjith qanit kur iu vdiq lideri shpirteror

      1. Per 19:37

        Ishte e qëllimshme që të nxirrnit kokën nga strofulla juve të nëmurit…. Kyçin shoku, kyçin mos e ndaj.

  2. Po degjonja komentet e Fatos Lubonjes mbi doreheqjen e Bashes, perpelitej burri plak si kurve relike e komunizmit, jarganosej deri ne neveri vetem per te insistuar tek rikthimi i Berishes dhe linja antiamerikane qe duhej te marre PD. Turp e neveri per kete pinjoll, bir i te jatit komunist qe ka 30 vjet qe vjell vrerin ndaj demokracise dhe lirise se shqiptareve, Lubanja skllav dhe peng i te shkuares se tij nuk duhet te helmoje me brezin e ri me diarrene e tij mediatike.

      1. Ky tironci nuk eshte kooperativist i thjeshte, eshte brigadier ne kooperative tw tipit te larte. Ka mbaruar tetevjecaren dhe shkollen e partise dhe krenohet se eshte me universitet. Cdo te marte te enjte dhe te shtune, merret me informacion politik, ndersa te henen, te merkuren dhe te premten, ka diten e sufllaqes. Te dielen, merret me pune vullnetare.

    1. Ti tironc??? Ti noj plonc dhe mund te jesh po tironc, bah. O plonc, po ata miliona votues amerikane qe nuk kane votuar kete administrate dhe jane kunder sponsorizimeve dhe emerimeve qe nderhyn dhe ben Geroge Sorros ne shtet te ndryshme ne Amerike, jane “linje antiamerikane”?

      O plonc i linjes amerikane, po si ka munci qe cuni i drogum dhe i korruptum deri ne gryke i presidentit amerikan i shet zhgarravinat e tij me shtrenjte se pikturat e Picasso-s? Ti si i linjes proamerikane, si e shpjegon kete?:)

      Plonci, kur ha vetem plonc menon si plonc. Na rrofsh Paulinin poshte ploncit o Plonc:)

    2. Kujdes sorrosianet kan nje plan gaz bytha i ka fshire emrat e demokratve mos e besoni dorheqen ramuti e vlimuti nuk e len braven te iki

    3. Kur bojkotuan zgjedhjet lokale pretenduan se kishin 85 për qind të elektoratit që nuk doli në votime. Por kur u futën në zgjedhjet e pjesshme lokale ‘festuan’ të përçarë fitoren 5-1 të PS-së. Dy opozitat e bashkuara që morën vendin e dytë u gëzuan thjesht për vendin e tretë që zuri Lulzim Basha, ndonëse gati e njëjta përqindje sërish nuk doli në votime.

    1. e lexova titullin dorehiqet lulzim brava…
      sa here shoh basah truri e lexon brava

      po lexoja pak me pare, regjisori altin brava , robt thashe kur u be lulqiri regjizor ??? pastaj e lexova me kujdes, regjizor altin basha,

      gjynah se jane shume qe kane mbiemrin basha, , do u mbetet ne histori basha brava

      1. Ore shqiptarë të uruar, po si është e mundur që fjalën “bravë” ta shihni me konotacion negativ ?
        Në një shtet të korruptuar e me kriminalitet të theksuar si Shqipëria, ai shqiptar që bën apo forcon bravat, i duhet thënë bravo e jo “brava”, medemek me përqeshje.
        Qenka krim të quhesh me përçmim ” bravë “, nëse mbron shtëpinë tënde që të mos hyjnë hajdutët e banditët, e qenka “hero” ai që vjen e shkul bravat duke të sulmuar në shtëpi , bile për të përzënë.
        Berisha e quan me përkëdheli atërore Bashën “Lul brava”, pasi ai e konsideronte për 16 vite si birin e tij politik.

        1. my girl my girl my girl,
          tell me where did you sleep last night
          My girl, my girl, don’t lie to me
          Tell me where did you sleep last night

          ku ke fjetur mbreme te keqen

    1. Kujdes sorrosianet kan nje plan gaz bytha i ka fshire emrat e demokratve mos e besoni dorheqen ramuti e vlimuti nuk e len braven te iki

  3. Une jam tirons mbi 300 vjecar o skllav i liderit, o mjeran qe mban peng te ardhmen e rinise me plackat e ndyra te komunizmit. Ju kom lone Zotin.

  4. per kte tironcin 300 vjecar komunizem fare e keqe edhe nhale cel filiz po nuk paska gjo ma tkeqe se tironci komunist

    1. Komunist osht sekretari PPSH, Berisha o injorante provinciale. Vlenka edhe sot per shqiptaret thenia” o Zot me co me mire aty ku ka kolere sesa aty ku ka injorante”.

    1. Dështime, dështime dhe në fund ikën pa asnjë lloj nderi duke lënë pas në kujtesën e njerëzve një shije të hidhur.
      Nuk kam dyshim që është bërë i pasur me spërdredhjet politike.
      Njeriu i pabesë ka një kompleks virtytesh të liga në karakter.
      Kurrë mos i kthefsh legen.

  5. U kthyem prap tek Tropoja dhe pleat.
    Beme nje nje vrime per 8 vjet kot fare.
    Ishalla e djeg fare si ne 97 qe ta duam me shume.
    Edhe Halla edhe tezja ka koqe ne shqiperi.
    Mendo dhe ate qe ta neverit nga ferrat e Skraparit.
    Pak e kini dhe doni shoqeri Civil.
    Ju jeni per sallam.

  6. Mos e ka ngatëruar Lapsi se thënien që “Basha e përçau partinë” e dëgjova ta thoshte Flamur Noka e jo Basha.
    Është ai Muli që i shkonte para e mbrapa Bshës në demostratat e 2019-ës.
    Po ai Mul që krekosej si gjeneral i Berishës për të rimarë kullën e bajrakut të Vuçidolit. në 8 janar.

    Presim tani lajme të tjera të bujëshme .
    SHBA do tja heqë non gratën Berishës e do tja veshë Bashës, pastaj do ti lutet me përgjërim që ai ta falë qeverinë amerikane, që i ra në qafë kot.

    Mandej duhet të përgatitemi për lajmin tjetër më të bujshëm, që Amerika pasi hoqi qafe pengun e Ra,mës, Bashën, do ta largojë edhe pengmarësin Rama që Berisha ta ketë rrugën e hapur që të konkurojë me Putinin.
    A ka bravëthyes që ta heqë më kush nga Kulla e pushtetit liderin historik” veç Zotit ?

  7. Keta bejn thiatro, popullit i ngeli derri mac , dmth Ram poturja te pakten sa te jet Sala me Liken verdall. Se Luli ska pas asnjeher pesh reale. Duhet nje figur qe bashkon opoziten dhe qe frymezon elektoratin gri. Se ndryshe Rama forever apo me keq, Lali fiku.

  8. Paska dhene doreheqjen,per bashkimin e PD!!!!,Pra,po e pranon,qe ai paska qene shkaku,i ndarjes se PD.Doreheqja,eshte largimi,prej detyres qe kishe,dhe te mos perzihesh me,ne punet e asaj Partie.Mos jep as mend,se mjaft u ke dhene,per t’a cuar Partine,ne kete gjendje,ku e katandise.Tipa,skutha,si puna jote,jane pasoje e rrethaneve ku je fut,prandaj,mos nxirr me koken,se vetem shtun turpin,ndaj vehtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *