• |
ide | kryesore

Gazmend Bardhi zbulon kush e ka marrë tani drejtimin e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi njoftoi se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ka thirrur në një takim nënkryetarët e partisë Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj si dhe Kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD, Arta Sakja.

Bardhi thotë se sipas Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakuum në drejtimin e saj i ka konsultuar ata me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej nënkryetarëve për drejtimin e Partisë.

Sipas asaj që deklaron Bardhi, nënkryetarja Jorida Tabaku ka hequr dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë.

“Për pasojë, në përputhje me nenit 46 të Statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga Nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj” – thuhet në deklaratën e Gazmend Bardhit. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Ne pidh te semes ky bq u be si van dami,ku ka boshllek direkt futet enkelejda,enkelejda ne vlore,ne fier,ne tirane, ne shkoder dhe tani prape enkelejda,nuk ka tjeter apo nga nje bq ne nje tjeter boooo cfare behet more,po kete se pjerdhin ne shtepin e tij more jeni ne terezi ju🤮🤮🤮🤮

    1. Burri i marsides e ke fjalen?

      Sic duket ka noi pazar dhe ai me grun gjyqtare kushtetuese

      Hapni rrugen lejini filmat klyshet e rames ne pd

  2. Ja q.r, edhe Nard Ndoka qe e ka partine tek pulle te veten, ska kaq shume funksione sa c’ka Alibeji ne partine e “Republikes se Re”:))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *