• |
ide | kryesore

Gjimshiti zikaltër deri në 2026: “Krenar që kam rinovuar kontratën me Atalantën”

-Instant, Sport



Interi kërkonte shërbimet e Berat Gjimshitit, për të përforcuar skuadrën, por situata bëhet më e ndërlikuar për klubin e Zhang. Atalanta në fakt nuk ka dashur të privohet nga mbrojtësi dhe e ka blinduar shqiptarin me një rinovim kontrate deri në vitin 2026. “Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam rinovuar kontratën me Atalantën. Pres të kem shumë momente të tjera të suksesshme me këtë klub”, ka shkruar mbrojtësi shqiptar në profilin e tij të Instagramit.

Mbrojtësi i lindur në Zvicër, por me kombësi shqiptare, ka rinovuar deri në vitin 2026, duke qetësuar kështu Gasperinin, për të cilin ai është kthyer në një pedinë themelore në mbrojtje, duke dhënë edhe kontributin e tij në zonën realizative. Në fakt, me dygolëshin e tij, zikaltrit fituan ndeshjen e parë të play-off të Europa League kundër Olympiacos. 29-vjeçari ka bërë 33 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, me vetëm pesë ndeshje të munguara për shkak të dëmtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *