• |
ide | kryesore

Ishte dërguar për trajtim Covid në spital, arratiset i burgosuri shqiptar në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme



Një shqiptar, i cili ndodhej nën masën e sigurisë të arrestit me burg, është arratisur nga spitali në Greqi, ku ishte dërguar për kurim.

Shqiptari që ia ka mbathur ka qenë i dënuar për disa grabitje.

Tani ai akuzohej për disa grabitje dhe mbahej në paraburgim në pritje të gjykimit ditën e premte.

Procedura u anulua pasi ai u sëmurë nga covid-19.

Policia e Rodhos është në kërkim të të arratisurit nga mëngjesi i ditës së sotme, kur vunë re se mungonte në pavionin ku kurohej.

Rrethanat e arratisjes akoma nuk dihen dhe as identiteti i shqiptarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *