• |
ide | kryesore

Korçë/ Mjeti që po ecte me shpejtësi të madhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Një mjet ka dalë nga rruga, si pasojë e drejtimit me shpejtësi të madhe. Policia njofton se për ngjarjen vuri në pranga 23-vjeçarin A.K.  Arrestimi i tij u bë pasi në rrugën Ravonik-Korçë, ky shtetas ka drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW. Mjeti i tij ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *