• |
ide | kryesore

Kujdes! Ndryshon destinacioni për urgjencat Covid në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
koronavirusi



Duke qenë se pas dy ditësh do të nisë puna për projektin e ri të Spitalit Infektiv, nga 23 marsi, urgjencat COVID do të priten në strukturën e ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT.

“Informojmë se, duke filluar nga dita e mërkurë, datë 23 Mars, të gjitha urgjencat e Covid-19 do të priten në strukturën ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, e cila tashmë është vendosur në funksion të plotë të urgjencave Covid.

Sa i takon trajtimit të pacientëve me Covid-19, shërbimi do të ofrohet plotësisht në Spitalin Covid3 në QSUT, ku është organizuar shërbimi me stafet mjekësore, pajisjet dhe barnat e materialet mjekësore të nevojshme si dhe janë marrë të gjitha masat për çdo skenar sipas dinamikës së pandemisë përgjatë zbatimit të këtij projekti.” – thuhet mes të tjerash në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *