• |
ide | kryesore

Kush janë këngëtarët që kanë pranuar të këndojnë për koncertin në ndihmë të Ukrainës

-Instant, Paparazzi, Slider



Camila Cabello, Ed Sheeran, Emeli Sandé, Gregory Porter dhe Snow Patrol janë artistë e parë që kanë pranuar të këndojnë për koncertin në ndihmë të Ukrainës.

Ky koncert do të mbahet më 29 mars dhe do të zgjasë dy orë, në mënyrë që të kontribuojë për mbledhjen e fondeve që do të dërgohen në Ukrainë.

Kjo shfaqje është organizuar në bashkëpunim me Komitetin e Emergjencave të Fatkeqësive. Ajo do të zhvillohet në Resorts World Arena në Birmingham dhe biletat do të dalin në shitje nesër.

Ndërkohë, këngëtarja e njohur, Camila Cabello tha:

“Zemra ime po thyhet për popullin e Ukrainës. Ndërsa refugjatët nga Ukraina i bashkohen miliona njerëzve të tjerë të zhvendosur anembanë globit, ne të gjithë kemi një përgjegjësi. Një nga nevojat më të mëdha është të marrim fonde për organizatat që mund t’u shërbejnë këtyre komunitetet drejtpërdrejt, kështu që ne po përqendrojmë përpjekjet tona për ta bërë atë sa më shpejt që të mundemi.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *