• |
ide | kryesore

Ministria fshehu gripin e shpendëve/ Konfirmimi pas ngordhjes së mbi 1 milion pulave në Durrës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej më shumë se një jave në pularitë e Durrësit u raportua për ngordhjen masive të shpendëve në shifra tejet të larta, disa qindra mijë në ditë. Situata u bë alarmante nga dita në ditë, kur pularitë më të mëdha mbetën bosh nga sëmundja që po bënte kërdinë.

Alarmin që dhanë në media specialistët se kishim të bënim me grip shpendësh, Ministria e Bujqësisë e mohoi përmes një njoftimi të datës 16 Mars.

“Nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani” ishte qëndrimi i Ministrisë së Bujqësisë, duke siguruar qytetarët se “nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët”.

Deri këtë të dielë, në tregje vazhdoi normalisht shitblerja e shpendëve edhe të gjallë, pavarësisht se në pulari kishte humbje me ritme të shpejta, që kishin nisur që në datën 7 Mars. Deri më tani mendohet se janë më shumë se 1 milion shpendë të ngordhura.

Të dielën, Ministria e Bujqësisë njoftoi se sëmundja në qarkullim ishte pikërisht ajo e gripit të shpendëve. “Një kampion i marrë sot, datë 19 Mars 2022, analizuar nga laboratori i referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ka rezultuar pas analizimit me metodën molekulare të avancuar RT-PCR, me praninë e influencës aviare, H5N8” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas kësaj kanë nisur masat për kufizimin e virusit.

Është izoluar pularia ku u gjet virusi H5N8, pastaj janë këshilluar të gjithë qytetarët të mos blejnë shpendë të gjalla pa certifikatë veterinerare ose në kushte të papërshtatshme. Së fundmi jepen këshilla që mishi i pulës të gatuhet në temperatura të larta dhe vezët të konsumohen të gatuara.

Por pse u vonua Ministria e Bujqësisë me verifikimin e virusit? Pse nuk reaguan në kohë institucionet kur virusi tashmë qarkullon prej kohësh në Evropë?

Denoncimet për ekzistencën e gripit të shpendëve kanë më shumë se 10 ditë që bëhen në media, ndërkohë që autoritetet e mohonin me vendosmëri ekzistencën e virusit.

“Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor” mendon t’i drejtohet SPAK për hetimin e zyrtarëve që nuk morën masa mbi këtë situatë.

“Ne e denoncuam në kohë problemin e ngordhjes të pulave por nuk u dëgjuam” thuhet në njoftimin e Shoqatës për median këtë të dielë.

“Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi publikisht disa herë, prej një jave, se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër i gripit të shpendëve. Këto deklarata bazoheshin pas konsultimeve me specialistët më të mirë veterinarë të terrenit si dhe profesorë të nderuar me të cilët Shoqata jonë bashkëpunon prej kohësh”.

“I bëjmë thirrje publike Ministres së Bujqësisë të distancohet nga sjellja e pa përgjegjshme e dy institucioneve të varësisë, “Instituti Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë” dhe “Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve” të cilët në shkelje flagrante të ligjit kanë lejuar për më shumë se 20 ditë një situatë kaotike duke mos arritur në diagnozën përfundimtare në kohën e duhur” .

Shoqata paralajmëron vënien në lëvizje të SPAK, organ që në fakt s’ka pse pret hapat e breshkës plot burokraci të administratës shtetërore.

Më herët, gripi i shpendëve kishte goditur shtete të Bashkimit Europian si Italia, Spanja dhe Gjermania duke bërë që të ngordhin milion shpendë.

Deri më tani, nuk ka asnjë rast të prekjes së njerëzve nga gripi i shpendëve, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë ka përsëritur këshillat për më shumë higjienë duke larë duart.

Mishi i shpendëve, ku ka rënë H5N8, deri tani nuk përbën problem shqetësues, gjithsesi mishi i shpendëve të sëmurë apo që kanë ngelur të gjallë gjatë një infeksioni H5N8 nuk duhet të konsumohet nga njerëzit.

Si rregull, mishi i shpendëve duhet të gatuhet mirë para se të konsumohet.

Konsumimi në lokale i mishit të shpendëve të egër, nuk duhet të lejohet pa raportin e mjekut veteriner. Në lagunat, në brigjet e detit, të liqeneve apo në luginat e lumenjve, duhet bërë kontrolle të herëpashershme, për mundësinë e prezencës së shpendëve të egër të ngordhur ose të sëmurë./Lapsi.al



18 Comments

  1. Kur arriten të fshehin vdekjet nga covid-i pulat as llogariten fare!

    Sjellje tipike e zyrtarëve patronazhist në qeveri, në fillim tallen, pastaj e fshehin e në fund e relativizojnë problemin.

    Kush i kontrollon pularitë për vaksinat dhe gjendjen sanitare? Pse janë ende në punë dhe jo të arrestuar nga SPAK?
    AKU me Ministrinë e Bujqësisë çfarë masash kanë marrë për të siguruar që vezët dhe pulat e infektuara janë djegur për të mos përfunduar në tavolinat e Shqiptarëve?

    Ka dhe interes të jashtëzakonshëm se kur do debatojë Rama me pulat me grip siç debaton me qytetarët nëpër dyqane për çmimet.

      1. Ju patronazhistet jeni mesuar ti hani sufllaqet me mish lope te cmendur dhe mish derri te kalbur dhe nuk e keni problem ti hani dhe me mish pule te griposur

  2. Budallalliqe, alarme kot! Konsumimi i mishit te pules dhe vezeve, nuk jane te rrezikshme. Nejse mire e beni, te ulen pak cmimet e keto jave te shqepemi me mish pule!

  3. Po pse nuk tregoni edhe skenarin që është më i vërtet. Ushqimi i pulave vjen nga Serbia dhe me shumë gjasa ka qenë i kontaminuar dhe kanë helmuar gjitha pulat e pularive në Shqipëri.

  4. Nuk eshte papergjegjeshmi mos zbulimi ne kohen e duhur i ketij virusi te gripit te shpendeve nga Ministria. Eshte krim ndaj tere popullesise e qe duhet denuar shume rende.

    1. Krim ndaj kujt mer trap! Gripi i pulave ka egzistuar gjithmone (flama) dhe nuk na ka gjet gjo. Ka menyra te tjera per te bere opozite.

  5. Kukullat e Rames nuk jane as profesionisite e as politikanet, por thjesht manekinet e Qeverise.

    Paturpesia e Ministres Krifca arriti kulmin kur nga aéroport i Rinasit, ku ish takuar rastesisht me menaxherin e nje pularie, na deklaroi ne média se nuk ka problèm.

  6. pritet konference shtypi e Edi Rames ku do provoje me ze dhe figure

    se si sali berisha dhe ilir meta,

    shkuan naten ke pularia, me urdher te putinit, dhe helmuan cdo pule 1 per 1…

    njoni i kapte dhe i mbante, tjetri i merrte vezet para se ti helmonin…

    te gjitha vezet, kta te dy do ti bllokojne, per te rritur artificialisht cmimin e vezes ne treg

    e gjithe kjo video u regjistrua nga agjentet e CIA-s ne terren, spartak ngjala dhe te informatorit te FBI, frrok çupja

  7. çdo i akuzuar, i arrestuar, pa marrë vendim gjykata, është thjesht një i pandehur. Nën këtë logjikë keni dalë në protesta e keni mbrojtur politikanët që u lërojnë arat këtu e 40 vjet me shumë se Hoxha me Kompani. Askush nuk di asgjë në ç’pozicion ndodhet Lila.

  8. “Gara e Bashës me Olldashin, e falsifikuar”, Topi: Basha i largoi figurat historike të PD me aprovimin e Berishës,pularia e Armand Dukes i ka fshehur pse nuk e shkruani o gazekaret e lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *